Agjenda 21 për kulturë është dokumenti i parë me mision botëror që avokon vendosjen e një bazë të punës për qytetet dhe qeveritë lokale për zhvillimin kulturor.

Agjenda 21 për kulturë është marrëveshje e arritur nga qytetet dhe qeveritë lokale nga e tërë bota, e vendosur për të drejta të njeriut, diversitet kulturor, qëndrueshmëri, demokraci pjesëmarrëse dhe krijim të kushteve për paqe.

Është miratuar nga Forumi IV-të i Autoriteteve Lokale për Përfshirje Sociale të Porto Alegre-s, i mbajtur në Barcelonë më 8 maj 2004 si pjesë e Forumit të parë Universal të Kulturave.

 
Organizata botërore Qytetet dhe Qeveritë Lokale të Bashkuara (QQLB) ka miratuar Agjendën 21 për kulturë si dokument referimi për programet e saj mbi kulturën duke pretenduar rolin e koordinatorit të procesit pas miratimit të saj. Komiteti i QQLB-së mbi kulturën, i përbërë me 9 qershor 2005 në Pekin, është pikëtakim për qytetet, qeveritë lokale dhe rrjetet që e vendosin kulturën në zemrën e proceseve të tyre zhvilluese.
Një numër në rritje i qyteteve dhe qeverive lokale anembanë botës e kanë mbështetur Agjendën 21 për kulturë në këshillat e tyre lokale. Procesi ka ngritur interesin e organizatave ndërkombëtare, qeverive nacionale dhe shoqërisë civile.

logo1 albaneslogo2 albanes






Përkthimi i Agjendës 21 për kulturën në gjuhën shqipe është realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe OJQ ‘re: Public’

icone-A21C-BD-ENG